Shkup – Revista “Bota ne vitin 2012”,është botim vjetor i gazetes prestigjioze angleze “THE ECONOMIST, me shpërndarje në të gjithë botën.
Ne këtë reviste janë parashtruar përmes shkrimeve nga gazetaret ekonomike me te shquar te Britanisë e SHBA-ve,si dhe personaliteteve te Britanisë e gjithë Evropës se si do te zhvillohet Ekonomia, Biznesi, Politika, Shkenca ne vitin 2012.
Veç përmbajtjes origjinalit e cila është e përfshire e gjitha ne botimin shqip,”Bota ne vitin 2012″ ka edhe disa shkrime nga personalitete dhe gazetar te rëndësishëm të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, te cilët kane shkruar për zhvillimet e pritshme për vitin 2012 ne vend dhe trojet shqipfolëse.
Në këtë promovim morën pjesë anëtarë të bordit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në krye me kryetarin Menderez Kuçi, dhe drejtori i saj, Fatmir Bytyqi, si dhe Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.
Norik Selimi, përfaqësuesi i botimeve për Maqedoni (Libraria e Çarshisë) theksoi rëndësinë e madhe që ka ky botim për të gjitha zonat ku banojnë shqiptar.
Duke shfrytëzuar këtë rast, ministri i ekonomisë Saraçini i dhuroi Odës Ekonomike mbi 50 tituj nga sfera e biznesit, përkthime të librave me renome botërore nga shtëpi botuese si Oxford dhe Cambridge, etj. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 June 2012 19:45