Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 19:10

Shkup – Kandidatja për kryeministre e LSDM-së, Radmilla Shekerinska e ka ftuar të martën në duel televiziv liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Të ftoj me mua në TV duel të flasësh për ardhmërinë”, ka thënë ajo, duke ia përkujtuar ati refuzoimin e duelit me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Në qoftë se Gruevski nuk e pranon thirrjen time, sipas saj, “do të bëhet e qartë se ai nuk ka se çka t’u ofrojë qytetarëve”.

Shekerinska ka thënë se gjatë ditëve të fundit fushata e VMRO-DPMNE-së nga rrënja ka ndryshuar dhe se anëtarët e saj nuk flasin për rezultatet dhe vizionin, por për konkurrentët e tyre politikë, gjegjësisht për atë dhe për Cërvenkovskin.