Shkup – Mbrëmë janë regjistruar disa incidente të dhunshme ndaj qytetarëve të Shkupit, ndërsa kanë ndodhur edhe sulme me gurë të dy autobusëve urban.
MPB në raportin e sotëm ka informuar se dje ka ndodhur një incident në oborrin e shkollës së mesme “Boro Petrushevski” me ç`rast gjastë persona të panjohur kanë rrahur një nxënës 17 vjeçar N.P, nga fshati Milladinovc, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjithashtu janë sulmuar fizikisht edhe dy nxënës në autobusin urban numër 9, rreth orës 19.10 në bulevardin “Krste Misirkovc. Sipas policisë, disa persona të panjohur kanë sulmuar 16 vjeçarin me inicialet E.A dhe shoqen e tij K.A, 17 vjeç, duke i goditur me grushte. Policia theksoi se ka ndërmarrë masat për të ndriçuar incidentin. Disa minuta më vonë, një 17 vjeçar tjetër është rrahur derisa po zbriste nga autobusi urban nr.9, në afërsi të xhamisë “Jahja Pasha” në Shkup.
Ndërsa Ndërmarrja Publike Transportit JSP në Shkup ka informuar se persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë një autobus të linjës urbane në lagjen Pintija të Shkupit. Shoferi ka lajmëruar incidentin pranë organeve policore. Gjithashtu është gjuajtur me gurë edhe autobusi urban nr.68 prap poliklinikës “Bit Pazari” në Shkup, duke i`u thyer një xham.
Ndërsa një incident tjetër është lajhmëruar nga një qytetar tjetër i cili ka thënë se në afërsi të Bit Pazarit derisa ishte sulmuar nga persona të panjohur, të cilët kishin ndaluar autobusin dhe kishin rrahur ate. MPB ka dënuar këto akte të dhunës duke nënvizuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e këtyre incidenteve. (INA/LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 March 2013 14:33