Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 09:46

Shkup – Fakti se BDI-ja zgjodhi ëeb-faqen e saj për t’u përgjigjur në reagimin e Rilindjes Demokratike Kombëtare për shumat marramendëse që po i derdh në fushatën e tyre luksoze, jep përgjigjen s’e këto para vërtetë janë të vjedhura nga populli.

Në mungesë të fakteve për t’i dhënë përgjigje qytetarëve se sa po harxhojnë për vet-reklamim mashtrues, ata i bëjnë qejf vetes duke tentuar të na emërojnë të “vetëashtuquajtur”.

“Rilindja Demokratike Kombëtare për dallim nga shpenzuesit e parave të popullit, pra të BDI-së, të vërtetën dhe argumentin ua ofron qytetarëve. Së këndejmi, se sa RDK-ja është minore ose e ”vetëashtuquajtur” këtë më së miri e di vetë BDI-ja kur para dy viteve, njësoj si tani, edhe me shpenzimet marramendëse e humbi Gostivarin, të cilin ata e konsideronin si të vetin. S’e sa ne jemi të ‘vegjël’, tregon edhe mbështetja që kemi nga populli. Ne, pa i detyruar ato me kërcënime e shantazhe të ndryshme, dhe pa i mashtruar me këngëtarë të shtrenjtë ata për çdo ditë vijnë dhe i bashkëngjiten kësaj partie, sipas jush ”minore”, por që në krye të saj qëndron një figurë e madhe. Vullneti i lirë nuk mund të blihet me paratë tuaja të vjedhura. Një gjë është e vërtetë në reagimin tuaj, s’e pikërisht ‘votuesit shqiptarë do ta ‘rrëzojnë’ Ali Ahmetin nga pushteti. Dhe, pastaj vet le të vendosë s’e ku do të shkojë, te ‘shpija apo…’”, thuhet në reagimin e RDK-së.