Shkup – Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-Popullore, Lupço Georgievski parasheh që Maqedonia të bankrotojë pas dy viteve.
Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për televizionin “24 lajme”, duke komentuar strategjitë financiare dhe borxhet e vazhdueshme që po merrë Qeveria.
“Vendi në vitin 2015 pritet të përballet me bankrotim, për shkak të tërheqjes së vazhdueshme të borxheve dhe huave shumëmilionëshe, që merren për rroga, pensione, subvencione”, ka theksuar Georgievski, transmeton ina. Sipas tij, gjatë periudhës kur ka qenë kryeministër në vitet 1998 – 2002 asnjëherë nuk kishte tërhequr hua nga bankat për sigurimin e rrogave, pensioneve apo detyrimeve të tjera ndaj buxheti
Sunday, 12 May 2013 10:50