Shkup – Sa është e madhe përqindja e premtimeve që partitë politike dhe politikanët iu kanë dhënë qytetarëve janë përmbushur? Cilat janë premtime të pa përmbushura dhe cilat nga ato janë vetëm pjesërisht të përmbushura? Përgjigjen e këtyre pyetjeve do ta jep ueb faqja e re www.vistinomer.mk, ku në OJQ në Info-qendrën është promovuar nga fondacioni “Matamorfozis”.
“Ideja për themelimin e këtij sajti, përveçse të informohen votuesit për atë se sa janë përmbushur premtimet e partive politike, duhet të vlerësohen në mendimin kritik dhe me analizë të fjalimit publik, për arsye se një pjesë e madhe e premtimeve politikanët i thonë pa monitoruar. Me këtë lloj të analizës qytetarët do të jenë më të vetëdijshëm për premtimet dhe konsistencën e politikanëve, kurse ata përsëri, do të jenë të përgjegjshëm kur t’i japin premtimet, do të ketë raport më kualitativ dhe më transparent në plotësimin e premtimeve”, ka thënë Filip Stojanovski Koordinator i programit të projektit.
Në pres-konferencën “Metamorfozis” e promovoi edhe projektin e dytë glasomer.mk. ku qytetarëve do t’iu mundësohet që t’i realizojnë qëndrimet e tyre me ato të partive politike që të gjinden se cili opsion politik më së shumti iu përgjigjet. Në këtë sajt www.glasomer.mk qytetarët nëpërmjet plotësimit të pyetësorit do të munden të marrin përgjigje për atë se me cilën parti politike më së shumti pajtohen.
Tuesday, 31 May 2011 16:31