Shkup – Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski sot u ndau vendime 151 përkthyesve gjyqësorë në 22 gjykata themelore në Republikën e Maqedonisë.
Duke përfshirë edhe këtë sesion, siç informon Manevski, provimin e kanë marrë 682 përkthyes gjyqësorë për 20 gjuhë të huaja.
“Përkthyesit gjyqësorë janë sistematizuar në 26 gjykata themelore në Maqedoni. Kjo është një pasuri e vërtetë e paçmuar e kandidatëve kryesisht të rinj, të cilët me sukses i morën provimet për një ose më shumë gjuhë të huaja”, tha Manevski.
Në këtë mënyrë Republika e Maqedonisë, siç shtoi, e përmirëson gjendjen e plotësimit të kritereve të BE-së në zbatimin e përdorimit disagjuhësor dhe përdorimin publik të gjuhëve si politikë e konfirmuar e Unionit. Verifikimi i njohurive të gjuhëve të huaja është zbatuar nga profesorë të institucioneve të arsimit të lartë të Maqedonisë, përkthyes gjyqësorë dhe institucione të tjera që sipas Manevskit, treguan një përkrahje të madhe për këtë propces.
Manevski përmendi se në sesionin e parë të verifikimit të njohurive të gjuhëve të huaja të kandidatëve për përkthyes gjyqësorë që Ministria e Drejtësis e zbatoi në shtator të vitit 2008, 90 kandidatë me sukses e përfunduan verifikimin e njohurive të 15 gjuhëve të huaja.
Tuesday, 31 May 2011 13:59