Shkup – Rregullatori i Telekomunikacionit të Maqedonisë, AEC ka lëshuar planin për zbritjen e kostos së mesazheve të SMS-ve prej muajit Korrik 2011.
Megjithëse ende nuk është marrë një vendim i saktë i zbritjeve, përfolet se AEC është duke shikuar për reduktimin e çmimit për një SMS deri në 50%.
Aktualisht çmimi i një SMS është 4.9 denarë (0.116 USD) për abonuesit e rregullt (post-paid), kurse 5.9 denarë për abonuesit me parapagim (pre-paid).
Sipas burimeve të Lajmeshqip.com, kryesuesi i AEC-së, Robert Ordanovski, ka thënë se agjencia aktualisht është duke analizuar nivelin e zbritjeve dhe se vendimi për zbritje të kostove është marrë. Për më shumë, Ordanovski ka thënë se ky vendim do të vlejë për të gjithë operatorët mobilë në Maqedoni.
Monday, 09 May 2011 10:57