Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 19:57

Tetovë – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), ka kërkuar të martën që regjistrimi i popullatës të shtyhet për vitin e ardhshëm. Kjo siç ka thënë sekretari i përgjithshëm i partisë Metin Izeti, “shkaku i krijimit të kushteve më të mira për regjistrim të gjithë popullatës”.

Për këtë temë të martën mbrëma ka debatuar kryesia e PDSH-së, e cila më pas pritet të dal edhe me konkluzion.

“Regjistrimi të gjithë e dimë se është shumë me rëndësi posaçërisht në shtetet multietnike siç është Maqedonia. Këtë seriozitet ne e kemi paraqitur dhe prezantuar edhe përmes kërkesave propozim ligjeve në parlament. Këtë e bëri edhe grupi parlamentar i PDSH-së,  me propozimin për tajmingun e ri për regjistrim edhe atë jo prej 1 shtatorit deri më 15, por për në muajin Korrik të vitit të ardhshëm. Ne nuk apelojmë për bojkot që të mos jemi ne fajtor për këtë servilitet të BDI-së dhe të jemi ne fajtor për dështimin, por ua tërheqim vërejtjen se regjistrimi në Maqedoni do jetë i dështuar”, tha Metin Izeti, sekretar i përgjithshëm i PDSH-së.

Kjo parti nuk do të bojkotojë këtë proces pasi që nuk do që të jetë përgjegjës ndërsa alarmon se ka një sërë padrejtësi. PDSH, sipas tij, pandërprerë ka alarmuar se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është një çështje serioze të cilën partitë politike dhe popullata duhet ta kuptojë me seriozitet posaçërisht partitë në pushtet pra edhe BDI-ja. “Në të gjithë e dimë se regjistrimi.