Shkup – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e para ka dorëzuar të enjten listën e kandidatëve për deputetë. Emrat e kandidatëve i ka dorëzuar shefi i Shtabit zgjedhor i kësaj partie Abdilaqim Ademi. “BDI-ja në këto zgjedhje del me platformë bashkuese, e jo me platformë e cila ndan, me platformë e cila faktorizon, ndërsa nuk majorizon. Jemi të bindur se kandidatët e tonë janë reflektim i këtij përcaktimi e cila padyshim e prek çdo shqiptar në Maqedoni sot”, ka thënë pas dërgimit të listave, Ermira Mehmeti nga BDI-ja. Me këtë edhe zyrtarisht partitë politike kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për postin deputet në mandatin e ardhshëm parlamentarë, deri te KSHZ.
Partia e Ahmetit, BDI, në njësinë e parë zgjedhore si bartës do ta ketë Izet Mexhiti, i shoqëruar nga Suzana Saliu, Rafet Muminoviq, Femi Jonuzi, Nezif Bushi, Sermine Purini, Felek Kasami etj. Në njësinë e dytë si bartës do të jetë Ermira Mehmeti e pasuar nga Rexhail Ismaili, Hajrulla Misini, Artan Grubi, Safet Neziri, Halide Palloshi, kurse Ministri i Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) Xhelal Bajrami është radhitë në pozitën e 19, ndërsa zv/ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Xhevat Buçi, do të jetë i fundit. Në njësinë e tretë zgjedhore bartës do të jetë ministri aktual i Shëndetësisë Bujar Osmani i shoqëruar nga Ramadan Amzov. Në njësinë e pestë BDI do të garojë me Arben Llabunishtën, Vjollca Mehmedi, Nedim Ramizi. Kurse njësisë së gjashtë zgjedhore do t’i prijë lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Teuta Arifi, Talat Xhaferi, Behixhudin Shehapi, Xhevat Ademi, Dëshira Imeri, Irfan Deari, Nexhati Jakupi…
Edhe Demokracia e Re (DR) e Imer Selmanit, ka publikuar bartësit e listave, në njësinë e parë zgjedhore do të garojë lideri i kësaj partie Imer Selmani, i shoqëruar nga deputeti i deritanishëm Abedin Zymberi, në njësinë e dytë zgjedhore listës do t’i prijë kryetari i Komunës së Haraçinës Bastri Bajrami i shoqëruar nga nënkryetarja Flora Kadriu, kurse njësinë e pestë zgjedhore do ta udhëheqë Kushtrim Murtishi, kurse bartës i njësisë numër gjashtë zgjedhore do të jetë Kastriot Haxhirexha. Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në konventën partiake ka bërë të ditur emrat e kandidatëve, në njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë ish kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Fazliu, i shoqëruar nga Azem Sadiku, Hava Ademi, Enver Sllavniku, Urim Krosi, në njësinë e dytë do të prijë Orhan Ibrahimi, kurse pas tij do të radhiten Eset Rama, Vlera Ejupi, Trim Reka, Arsim Asani. Në njësinë e tretë listës do t’i prijë Iljaz Memeti, i shoqëruar nga Nexhmedin Idrizovski e Gjylsime Ferati. Në njësinë e pestë bartës do të jetë Zijadin Sela, kurse pas tij janë radhitë Bekim Qoku, Sebahate Ajroska, Sedat Demiri etj. Në njësinë e gjashtë zgjedhore listës do t’i prijë lideri Menduh Thaçi i shoqëruar nga Arbër Xhaferi, Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadije Iljazi, Arifikmet Xhemaili, Sheval Memishi etj. Kurse lista përfundimtare e RDK-së së Rufi Osmanit duket kështu. Në njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë Nuhi Aliu i shoqëruar nga Almira Curri, në njësinë e dytë listës do t’i prijë Selver Jashari, kurse pas tij reshtohet Rashid Emini, në njësinë e pestë zgjedhore dyshja e RDK-së do të jetë Riza Istrefi dhe Artan Dika, kurse në njësinë e gjashtë listës do ti prinë lideri i kësaj partie Rufi Osmani, i shoqëruar nga Izet Zeqiri.
Ndërsa, BDSH e Bardhyl Mahmutit do të garojë në dy njësi zgjedhore, në njësinë e dytë si bartës do të jetë Xhezair Shaqiri-Hoxha i shoqëruar nga Ismail Rexhepi, Mimoza Selmani, Nijaz Hamidi dhe Rexhail Ramadani kurse në njësinë e gjashtë bartës do të jetë Bardhyl Mahmuti, i shoqëruar nga Daut Rexhepi -Leka, Miqereme Rusi, Dashamir Marku, e Xhelal Jusufi. Kurse Bashkimi Demokratik Kombëtarë (BDK), i Hysni Shaqirit në njësinë e parë zgjedhore do të garojë Hisni Ismaili i shoqëruar nga Gëzime Bexheti. Në njësinë e dytë BDK si bartëse ka zgjedhur Afërdita Xhaferin e shoqëruar nga Bashkim Pashoja, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore listës do t’i prijë lideri Hisni Shaqiri, i shoqëruar nga Vebi Kodra.
Thursday, 05 May 2011 15:58