Shkup – Komisioni shtetëror i zgjedhjeve për parandalim të korrupsionit informoi s’e, sot, pas përfundimit të dhjetë ditëve të para nga fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konform nenit 84-b nga Kodi zgjedhor, gjithsej 13 organizatorë të fushatës zgjedhore – koalicione dhe parti politike, parashtruan raporte financiare për të hyrat dhe të dalat e xhiro-llogarive të tyre për fushatën zgjedhore, nga dita e hapjes së saj e deri në fund të ditës së dhjetë.
Raporte financiare parashtruan organizatorët e fushatës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, Partia Demokratike Shqiptare, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Rilindja Demokratike Kombëtare, Koalicioni VMRO-DPMNE, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, VMRO-Partia Popullore, Të Bashkuar për Maqedoninë, Unioni Socialdemokratik, Dinjiteti, Partia Liberal-Demokrate, Partia e Drejtësisë dhe Partia Evropiane e Maqedonisë.
Nga Komisioni shtetëror-zgjedhor për parandalim të korrupsionit theksojnë s’e, ata që nuk kanë parashtruar raporte financiare drejtpërdrejtë në Komision kanë afat deri në fund të ditës, kur përfundon afati ligjor.
Thursday, 26 May 2011 20:49