Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 13:12

Shkup – Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtar, Rufi Osmani, dje, në promovimin e konventës në Sallën Universale, e prezantoi programin zgjedhor partiak.

“Para dhjetë viteve i filluam ndryshimet në Gostivar, tani historia po përsëritet. Shqiptarëve në Maqedonisë u duhet një orientim tjetër dhe ky jemi ne, theksoi Osmani.

Qeveria e deritanishme, shtoi, nuk investoi në arsimi, kulturë dhe ekonomi, por në enciklopedi, fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë.

“Ndoshta kjo i nevojitet Ali Ahmetit sepse nuk e njeh gjuhën”, tha Osmani, duke premtuar se do të punojë për kthimin e dinjitetit të shqiptarëve.

Ai porositi se edhe pas zgjedhjeve do të bëjë koalicion me bllokun e partive maqedonase, por nuk do t’i përsëritë, siç tha, gabimet e paraardhësve të tij.

Mbartësit e listave zgjedhore të Rilindjes Demokratike Kombëtare, sërish, premtuan projekte konkrete për përballje me të gjitha sfidat.