Shkup – Pas 20 viteve, gjatë së cilës periudhë emri Republika e Maqedonisë nuk shkaktoi probleme ndërkombëtare apo vendore me Greqinë apo vende të tjera, përse të mos kërkohet rezolutë dhe vërtetim nga KB-ja për shfrytëzimin e emrit, thotë ambasadori Robin O Nil, ndërmjetësi i parë në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në intervistën për TVM-në.
O Nil thekson se qëllimet prioritare të politikës ndërkombëtare të Maqedonisë janë: të jetë në marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë, si dhe vend i barabartë në komunitetin e shteteve evropiane, që do të thotë anëtarësim në BE dhe në NATO.
“Emri i shtetit nuk duhet të luajë ndonjë rol në këtë, por fatkeqësisht nuk është ashtu”, thekson ambasadori britanik. Ai porosit s’e për t’u siguruar ndihmë dhe mbështetje nga miqtë, për arritjen e marrëveshjes për emrin, “me rëndësi është që Maqedonia të tregohet si e matur, fleksibile dhe e gatshme për diskutime lidhur me formën e zgjidhjes”. Gjithashtu, ajo e mban çështjen para anëtareve të BE-së dhe NATO-s në kontekst të asaj, thotë O Nill, komentet e paradokohshme të presidentit (Gjorge Ivanov) për mënyrën potenciale për arritjen e dy qëllimeve politike ndërkombëtare, janë të mirëseardhura.
“Me respekt ndaj marrëveshjes me Greqinë, mendimi im për përdorimin e emrit Republika e Maqedonisë (Shkup), në vitin 1992, ishte zgjidhje mbrojtëse. Por, Greqia atë e refuzoi atëherë dhe duket sikur akoma e refuzon. Por, ajo nuk do të duhej të paraqesë arsye për mosshprehjen e gatishmërisë nga ana e Maqedonisë për diskutim të sërishëm”, thekson O Nil.
Sipas tij, çdo zgjidhje e tillë duhet të prezantohet para popullit të Maqedonisë përmes referendumit.
“Me shpresë se ajo mund të bëhet vetëm me aprovim dhe marrëveshje obligative nga ana e Greqisë, marrëveshja e tillë përfundimisht do të çonte deri në fund të kontestit. Në të kundërtën, përse populli i Maqedonisë do të votonte për atë?”, thotë ndërmjetësi i parë në kontestin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Nëse Greqia vazhdon me refuzimin e diskutimeve për zgjidhjen e lëndës me Maqedoninë në mënyrë konstruktive, sipas O Nill, Maqedonia duhet të fillojë me gjetjen e zgjidhjes me palë të tjera, edhe më gjërë, për shembull me BE-në, NATO-n apo KB-në.
Me përprarimin në ato sfera, qeverisë greke do t’i demonstrohej se nga politika e ultimatumit të vazhdueshëm ndaj Maqedonisë nuk ka kurfarë dobie”, thekson Robin O Nil në intervistën për TVM-në.
Wednesday, 25 May 2011 10:07