Shkup – Kompania italiane Vitek, sot në Bunarxhik do ta shënojë fillimin e punëve ndërtimore për rikonstruim të sallës në Zonën zhvillimore teknologjiko-industriale (ZZHTI) Shkup 1.
Pronari Andrea Vitilo do ta prezantojë planin për rikonstruim të objektit ekzistues, por edh planin për një sallë në fabrikë, në afërsi të asaj ekzistueses me ç’rast fillon realizimi i investimit.
Grupacioni Italian, Vitilo është në pronësi private dhe përbëhet nga dy subjekte juridike “Grupo Vitilo SRL” dhe “Teknohose SRL”. Grupacioni posedon gjashtë fabrika në Itali dhe merret me prodhimin dhe shitjen e lidhjeve hidraulike nën tension të lartë dhe gypa prej gome të armuara me përdorim të gjërë në disa industri.
Tuesday, 31 May 2011 10:44