Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 18:02

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dënuar 15 policë për shkak të thyerjes së rregullave të punës. Policët që janë dënuar me të holla, madje siç bëhet e ditur kanë thyer marrëveshjen kolektive me MPB-në. 11 prej tyre, siç bëhet e ditur, u është shqiptuar dënim me të holla, tre të tjerë kanë marrë paralajmërim për përjashtim nga puna, kurse një polic është dënuar me largim me kusht nga puna. Masa “paralajmërim për përjashtim nga puna” i është shqiptuar një polici për shkak të pjesëmarrjes në aksident trafiku, një tjetër ka ardhur i dehur në punë, kurse polici i tretë, të cilit i është shqiptuar kjo masë, e ka lëshuar vendin e punës, pa bërë pranim – dorëzim të detyrës.