Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 12:40

Shkup – Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, sot do ta vizitojë Klinikën për kirurgji të fëmijëve në Shkup.

Vizita e ministrit të Shëndetësisë është me rastin e prezantimit të zgjidhjes aplikuese elektronike për mbrojtje shëndetësore specialistike-konsultative, e cila mundëson qasje të shpejtë dhe shkëmbim të të dhënave dhe informacioneve për pacientin dhe gjendjen e tij shëndetësore.