Shkup – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), si parti serioze politike, në dhjetë vitet e fundit është plotësisht e vetëdijshme se rruga drejt integrimeve euroatlantike akoma kërkon punë për të bërë, ka thënë në konferencën e të hënës për shtyp zëdhënësja e kësaj partie dhe bartëse e listës në njësinë e dytë zgjedhore, Ermira Memeti-Devaja.
“Angazhimi dhe përkushtimi i BDI-së në planin eurointegrues është dëshmuar në vazhdimësi gjatë dy mandateve tona të qeverisjes, çështja e emrit të shtetit është pengesa më e madhe që tani paraqitet para Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe NATO-s, e kjo çështje është shumë sensibile dhe emotive për shumicën e bashkëqytetarëve maqedonas”, ka thënë Mehmeti-Devaja. BDI-ja si parti serioze politike nuk është e interesuar ta përdor këtë çështje për marketing politik, prandaj, ka shtuar Mehmeti, “do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë me kujdesin më të madh të mundshëm”. “Dëshirojmë ta përkujtojmë opinionin publik se edhe krahas pengesës që kontesti rreth emrit paraqet për procesin eurointegrues, gjatë periudhës së kaluar gjatë qeverisjes së BDI-së, me dy mandate të ndryshme me dy partnerë të ndryshëm të koalicionit ka pasur lëvizje që duhet mirëpritur. Në fund të vitin 2005, Maqedonia u bë është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe në vitin 2009 u liberalizua regjimi i vizave dhe në të dyja këto procese aktor dhe faktor ka qenë pikërisht BDI”, ka shtuar Memeti-Devaja. Ajo me këtë rast ka potencuar se zgjidhja e kontestit me emrin duket se ka marrë një drejtim dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare presim një mbyllje të këtij procesi në një afat të shpejtë kohor, lëvizje ka edhe në drejtim të bisedimeve të vendeve me ndërmjetësim të ndërmjetësuesit të OKB-së Metju Nimic. “Ne duam të besojmë se bëhen përpjekjeje të dyanshme që dallimet kyçe të mënjanohen gradualisht dhe pozitat e dy vendeve të vijnë duke u afruar, kjo do të thotë se vendi ynë është në një rrugë të pakthyeshme në drejtim të Brukselit dhe asgjë nuk guxon të na ndal në këtë rrugë për shkak se pozita e BDI-së lidhur me çështjen e emrit është e prerë”, ka shtuar bartësja e listës së BDI-së në njësinë e dytë zgjedhore, Ermira Memeti-Devaja. “Ne nuk duam të kushtëzojmë askënd lidhur me aspiratat tona drejt NATO-s dhe integrimit evropian, por në mandatin e ri nuk do të lejojmë as të bëhemi peng i një kontesti. Mund dhe në fakt duhet të zgjidhet sa më shpejtë për këtë shkak në periudhën e ardhshme ne do t’i japim të gjitha forcat ne drejtim të përmbylljes së kësaj çështje dhe në këtë drejtim janë edhe të gjitha informatat dhe analizat për rëndësinë dhe peshën e BDI-së në qeverinë e re dhe mundësinë e ndikimit për të zgjidhur sa më shpejtë këtë çështje”, ka thënë Memeti-Devaja.
Monday, 30 May 2011 15:52