Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 15:36

Shkup – Në Klubin e deputetëve në Shkup, do të mbahet takimi i parë i punës për bisedime për draft-marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullimin e regjimit për komunikim lokal kufitar dhe draft marrëveshjes mes këtyre dy qeverive për hapjen e vendkalimit kufitar ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve, në pikën “Bellanoc – Stançiç”.

Për vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiç është nënshkrurar programi i fondeve IPA 2 ndërmjet Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, për financimin nga ana e BE-së të ndërtimit të objektit të përbashkët të vendakalimit kufitar.