Shkup – Familja Gruevski gjatë periudhës 2000 drri në vitin 2002 ka poseduar jo katër, po gjashtë banesa, kanë akuzuar socialdemokratët.
“Dy banesa në rrugën “Vlladimir Komarov” me sipërfaqe prej 124 m2, dy banesa në rrugën “Bihaçka” me sipërfaqe prej 143 m2, një banesë në adresën Vasil Gjorgov 86 m2 dhe një banesë në adresë të pa ditur me sipërfaqe prej 57,29 m2. Domethënë, familja Gruevski gjatë kësaj periudhe ka poseduar pronë të patundshme me sipërfaqe totale të pabesueshme prej 410 m2”, ka thënë zëdhënësi i shtabit zgjedhor të LSDM-së, Gordan Georgiev. Ai ka shtuar se dy banesat në adresën “Bihaçka”, familja Gruevski i ka blerë në datën 09. 08 të vitit 2001, vetëm një ditë pas ngjarjes në Karpallak, gjatë periudhës kohore të konfliktit të vitit 2001. Sipas Georgiev, në datën 18. 12. 2002, Nikolla Gruevski si deputet i asaj kohe, në listën anketuese për paraqitje të pronës, nuk ka paraqitur asnjë prej pronave të patundshme, përveç adresës ku ai jeton, e ka paraqitur adresën “Vasil Gjorgov” nr 29-2/56 në Shkup, adresa në të cilën ka jetuar edhe nëna e tij.
Tuesday, 31 May 2011 17:31