Shkup – Një anketë e realizuar nga Instituti “Liberta”, ka bërë të ditur për një përfarim të rejtingut të LSDM-së me VMRO-në. Pra, ky dallim është hiç më shumë se 2 për qind. Në pyetjen se për cilën parti politike do votojnë me 5 qershor, 23. 2 për qind janë përcaktuar për VMRO-DPMNE, për LSDM 21. 8 për qind, pasojnë BDI 9. 6 për qind, PDSH 9. 2 për qind, RDK 3. 7 për qind, OM me 3.3 për qind, VMRO-NP me 3.2 për qind, DR 2.2 për qind, etj.
Në bazë të këtyre të dhënave, Instituti “Liberta” ka llogaritur edhe distribuimin e mandateve në total dhe sipas njësive zgjedhore me formulën e D’Hontit. Sipas rezultateve VMRO-DPMNE fiton 42 deputet, LSDM 40, ndërsa BDI dhe PDSH me nga 13 deputet. Pason RDK me 4, VMRO-PP dhe “Të bashkuar për Maqedoninë” me nga 3 deputet, dhe me nga 1 deputet DR dhe PLD.
Sa i takon liderëve politik, në pyetjen se cilin lider politik do kishin preferuar, për Nikolla Gruevskin janë përcaktuar 17.7 për qind, pason Branko Cërvenkovski me 15.1 për qind. Pasojnë Menduh Thaci me 7.8 për qind, Ali Ahmeti me 7.1 për qind, mandej Imer Selmani dhe Rufi Osmani me nga 3.6 për qind, e kështu me radhë.
Mbetet edhe më tej përqindja e lartë e atyre që nuk i besojnë asnjërit lider ose 35.7 për qind. Në pyetjen se cilin preferoni për kryeministër të ardhshëm të Maqedonisë, për Radmilla Sheqerinska janë përcaktuar 47.7 për qind, ndërkaq për Nikolla Gruevskin 18.6 për qind. Sipas rezultateve të përpunuar, 66.1 për qind e votuesve tregojnë se do dalin në zgjedhjet e 5 qershorit. Numri atyre që ende nuk kanë vendosur a do votojnë a jo, arrin përqindje prej 20.6 për qind , ndërkaq numri atyre që në këtë moment janë të vendosur të mos dalin të votojnë është 13.3 për qind.
Ndryshe, anketa në mënyrë telefonike është realizuar nga 20-23 maj.
Friday, 27 May 2011 21:07