Shkup – Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në seancën e djeshme vendosi që partitë të mos përzihen në zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhorë, pa marrë parasysh përcaktimin e tyre politik.
Anëtarët e KSHZ – së e kundërshtuan marrëveshjen që dje e kanë arritur kryetari i Komisionit Boris Kondarko dhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Martin Protogjer, që të gjithë anëtarët e organeve zgjedhore për të cilat LSDM-ja zbuloi s’e janë aktivistë partiakë ose janë në lidhje të afërt familjare me anëtarë të partisë qeveritare, vullnetarisht të tërhiqen.
Në seancën e djeshme Komisioni shkarkoi edhe tre anëtarë të komisioneve zgjedhore komunale për të cilët është konfirmuar se janë edhe kandidatë për deputetë. Me kërkesën e tyre, ndërsa për arsye shëndetësore janë hequr edhe tre persona nga këshillat zgjedhorë në Maqedoni, si dhe 33 në përfaqësitë konsullore-diplomatike.
Komisioni përcaktoi edhe 14 akreditime për vëzhgim të zgjedhjeve nga organizata joqeveritare dhe ambasadat në vend.
Tuesday, 24 May 2011 10:32