Lajme Shqip Thursday, 10 May 2012 12:15

Shkup – Me ndezjen e pishtarit të festivalit dhe me ekzekutimin e Traviatës së Verdit dje në Shkup filluan Netët e 40-ta operisitike të majit.

Manifestimin të hapur e shpalli ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska, e cila u fokusua në domethënien dhe estetikën e lartë që sollën Netët Operistike të Majit(NOM).

“Prej sot Shkupi është sërisht një skenë internacionale në të cilën mbizotërton liria e të shprehurit, vend ku artet muzikore do ta kundërshtojë individualitetin e tyre, vend ku energjia kulturore midis krijuesve të tërë botës do të jetë më e fuqishme se kurdoherë”, tha Kançevska – Milevska.

Ajo nënvizoi se NOM janë kryesuese të historisë operistike në këtë truall në 40 vitet e fundit.

Sipas drejtorit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë Dejan Proshev, edicioni i 40-të i NOM do të ofrojë gjashtë shfaqje, pesë opera dhe një balet me të ftuar ekskluzivë nga Indonezia, Bullgaria, Italia, Rusia, Britania e madhe, Koreja Jugore, Gjermania, Austria dhe SHBA-ja. Ai nënvizoi se në 40 vitet e kaluara në kuadër të manifestimit janë mbajtur mbi 350 shfaqje me pjesëmarrjen e 1.600 të ftuarve nga Maqedonia dhe bota  dhe me një publik prej 800 spektatorësh.

Pas Traviatës në programin e festivalit pasojnë opera “Turando” me tenor nga Koreja e Jugut dhe soprano nga Rusia, baleti “Liqeni i Mjelmave” me yje të Baletit të Berlinit”, opera “Toska” me të ftuar nga Bullgaria dhe Italia, “Dukesha e çardashit” – me ekip nga vendi dhe tradicionalisht për mbyllje të Netëve Operistike të Majit, ditën e fundit do të performojë “Adia” e Verdit, këtë vit me solistë nga vendi dhe me të ftuar nga Britania e Madhe, Gjermania dhe nga Italia.  (LajmeShqip.com)