Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 18:59

Shkup – Kryeministri Nikolla Gruevski, në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë, qytetarëve u ka uruar 24 Majin – Ditën e iluministëve dhe mësuesve maqedonas dhe mbarë sllovenë.

“Kjo festë është mundësi e shkëlqyeshme të përkujtohemi dhe përulemi para veprimtarëve të alfabetit slloven, Vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi, të cilët para gjithë botës e shënuan Maqedoninë si djep i shkrimit dhe kulturës sllovene. Cirili dhe Metodi dhanë kontribut të madh për zhvillimin dhe avancimin e kulturës dhe civilizimit evropian, por edhe në mënyrë aq konkrete shënuan një epokë të tërë në zhvillimin kulturor dhe shpirtëror të popullit maqedonas. Ata e vendosën rrugën dhe lulëzimin e ortodoksisë, të bashkëjetesës fetare, traditës dhe harmonisë shpirtërore. Vepra e tyre e obligoi gjithë civilizimin krishterë, posaçërisht Republikën e Maqedonisë si vend në të cilin kaluan një pjesë të madhe të rrugës së tyre jetësore”, thuhet në urim.

Duke e festuar 24 Majin – Ditën e iluministëve dhe mësuesve maqedonas dhe mbarësllovenë, shton Gruevski, të mësohemi nga misionarët tanë, të cilët prej para shumë shekujve na porositën barazi dhe harmoni midis të gjithë popujve dhe me misionin e tyre fisnik na detyruan ta zbatojmë dashurinë dhe bukurinë në jetët tona.