Shkup – Socialdemokratët përsëri ia kanë hedhë dorëzën kryeministrit Nikolla Gruevskit, duke kërkuar nga ai që gjatë kohës së fushatës të paraqitet në duelin televiziv parazgjedhor me propozimin e tyre për mandatar, Radmilla Shekerinska.
Por, sipas njoftimeve të VMRO-DPMNE-së, ndoshta, Gruevski do ta refuzojë ftesën me shpjegim se raportin e tij do ta jep para popullit.
LSDM-ja konsideron që lideri i VMRO-DPMNE-së do të pranojë një ballafaqim të vërtetë. Sipas socialdemokratëve, Gruevskin e kemi gjithkund, nga filmat reklamues deri në prerje të shiritave, por assesi të dalë në ballafaqim para TV-ekraneve ku më së miri shihet se kush është “tradhtar” dhe kush është “patriot” dhe cilit më së shumti qytetarët i besojnë?
“Ne tani një kohë të gjatë kërkojmë ballafaqim televiziv me Gruevskin me të cilin do të bisedojmë për zgjedhjet aktuale dhe për ndodhitë në vend. Në këtë mënyrë qytetarët do të vendosin se cilës parti do t’ia japin votën e tyre. Debati televiziv është përfitim demokrat dhe është parimi themelorë në çdo shtet të zhvilluar”, kanë thënë nga LSDM-ja.
Për të mos u përsëritur skena e njëjtë, LSDM-ja tani është e gatshme që t’i propozojë kryeministrit Gruevski që vetë ta zgjedh kohën dhe televizionin ku dëshiron ta mbajë duelin që të ketë sa më pak arsyetime për paraqitjen e tij.
Përsëri nga LSDM-ja dyshojnë se Qeveria tani do të pranoj një sfidë të tillë dhe habiten se pse kryeministri edhe pse është aq i sigurt për mbështetjen që e posedon te qytetarët dhe në politikë që e implementon të ik nga duelet televizive.
Nga VMRO-DPMNE, madje nuk kanë dashur zyrtarisht të komentojnë për ftesën e LSDM-së që të shfaqen në debat televiziv ku të dyja palët do ta prezantojnë programin e tyre zgjedhor.
Burime partiake komentojnë se nuk shikojnë tani arsye para zgjedhjeve që të sqarohen me kundërshtarët e tyre për arsye se masa e vetme kanë qenë qytetarët dhe ata do ta thonë fjalën e fundit.
Monday, 25 April 2011 12:57