Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 20:11

Shkup – Katërdhjetëvjeçari G. T. humbi jetën sot pasdite gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në muzeun e VMRO-së dhe viktimave të komunizmit.

Fatkeqësia, siç informojnë nga MPB-ja, ka ndodhur rreth orës 17, ndërsa shkaqet ende janë të panjohura.

Sipas informatave të para nga policia, punëtori ka rënë nga skelja, nga lartësia prej rreth 10 metrave dhe supozohet se ka vdekur menjëherë pas rrëzimit.

Policia dhe Inspektorati shtetëror i punës po kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes.