Shkup – Vazhdon dita e tretë e hetimit të vrasjes së Zoran Georgievski (40 vjeç), të cilit gjurmët i humbën para 20 muajve, ndërsa polica e gjeti kufomën e tij në themelet e shtëpisë së Millosh Davçevski, në Draçevë. Georgievski ishte i vrarë në 5 tetor të vitit 2009 nga ana e komshiut të tij, në oborrin e shtëpisë numër 11 në rrugën “Janko Misiq”, në Draçevë. Vrasësi ka qenë në gjendje të alkoolizuar dhe me leckë e ka ngulfatur, pasi që ka kuptuar se çka ka bërë, është munduar t’i jap ndihmë të parë mikun e tij. Kur ka vërejtur se nuk është duke pasur sukses në ndihmë ka thirrur një tjetër mik, Stojan Staletoviç (58 veç). Të dy kanë gropuar një vrimë në dhomën e fjetjes dhe aty brenda kanë vendosur kufomën. Pasi që kanë mbyllur vrimën me dhe, e kanë vendosur dyshemenë dhe me mobile i kanë mbuluar të gjitha shenjat. Prej atëherë deri më sot, gjithçka që ka ndodhur atë ditë ka qenë sekret. Pritet të ngitet edhe padi penale kundër të akuzuarit.
|
|
Monday, 30 May 2011 20:18