Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 16:01

Shkup – Ambasadori Gjorgji Filipov, sot në Tokio, ia dorëzoi letrat kredenciale perandorit japonez Akihito.

Mbreti Akihito, si trashëgimtar i ri i fronit e vizitoi Shkupin menjëherë pas tërmetit në vitin 1963. Mbreti japonez, siç kumtoi MPJ-ja, dërgoi përshëndetje deri te presidenti Gjorgje Ivanov dhe deri te populli i Maqedonisë dhe u falënderua për keqardhjen e shprehur dhe për mjetet e ndara nga Qeveria e Maqedonisë dhe Qyteti i Shkupit për familjet e viktimave nga tërmeti dhe cunami i fundit që e goditën pjesën veriore të Japonisë.

Ai shprehu bindje se tw dy vendet do të vazhdojnë pwrpjekjet për t’i zhvilluar lidhjet reciproke me një tempo më të forcuar në të gjitha lëmitë.

Ambasadori Filipov është ambasador rezident i Republikës së Maqedonisë në republikën e Austrisë dhe njëkohësisht është i plotfuqishëm, ambasador jo-rezident në Republikën e Çekisë dhe në Japoni.