Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 20:23

Prilep – Të gjithë njerëzit në Maqedoni duhet të kenë zgjedhje të lira. Puna është e të gjithë politikanëve dhe liderëve të kujdesen që çdo votues në mënyrë korrekte dhe demokratike ta shpreh bindjen e tij, deklaroi sot ambasadorja holandeze, Simone Filipini.

“Nuk është e imja të vlerësoj, por zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe demokratike. Pas zgjedhjeve do të kemi vlerësim nga ODIHR dhe shpresoj se ata ashtu do t’i evaluojnë”, tha ambasadorja Filipini gjatë vizitës së saj në Prilep.

Ambasadorja holandeze Filipini së bashku me kryetarin e komunës së Prilepit Marjan Risteski e kanë udhëhequr aksionin tradicional “Të gjithë në biçikletë”.