Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 21:22

Shkup – Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, dje mbajti tubim para banorëve të komunës Gazi Babë të Shkupit.

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski theksoi se mbeten vetëm edhe shtatë ditë nga dita kur populli do të vendosë për fatin e fëmijëve dhe nipërve të tyre, por edhe për fatin e Maqedonisë.

Ai tha me këtë rast se në këto zgjedhje nuk lufton për kurrfarë pushteti dhe funksioni, por u betua se është nisur nga dëshira për fitore dhe se më shumë nuk ka mundur të shohë se si populli është nënçmuar. Ai akuzoi se për pesë vite Qeveria ndërton dhe shpenzon të holla, ndërsa populli është i uritur.

Kandidatja për mandatare, Radmilla Shekerinska në fjalimin e saj u përqëndrua në programin ekonomik të partisë, me shpjegim të angazhimeve për ulje të tatimeve për të varfërit, gjegjësisht grumbullim i drejtë i tatimeve dhe shpenzimi i mençur i tyre.

Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, dje pasdite mbajti tubim edhe në komunën Ilinden, ndërsa paraprakisht në Kratovë dhe Draçevë të Shkupit.