Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 16:57

Shkup – Lideri i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, pa kurrfarë presioni, por me vetëdëshirë i ka kërkuar falje shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, për ofendimet dhe shpifjet gjatë fushatës parazgjedhore.

Dhe përderisa jepet mundësua ta bëjë atë edhe me tjerat procedura gjyqësore kundër tij, mes të cilave është edhe akuza e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe e nënës së tij Nada. Këtë e deklaroi Konstatin Kratovalie, njëri prej avokatëve të Boshkovskit.

Boshkovski akuzohet për financim ilegal të fushatës parazgjedhore dhe për keqpërdorimin e detyrës zyrtare si kryetar i partisë.

“Më 24 gusht kishim seancë gjyqësore, në të cilën u ofrua pajtim me atë që nëse Boshkovski publikisht do të kërkojë falje, atëherë Prokurori do t’i tërheqë akuzat kundër tij.  Boshkovski u pajtua dhe në propozim të tij e shkrova deklaratën, të cilën ai e aprovoi dhe e nënshkroi. Unë mendoj se nuk ka asgjë kontestuese në këtë gjë dhe nëse sërish na ofrohet mundësia të veprojmë njëlloj me procedurat tjera, atëherë ashtu do të veprojmë”, sqaron Kratovaliev, i cili kohëve të fundit nuk ishte i arritshëm për opinionin.

Edhe përfaqësuesi ligjor i kryeministrit Gruevski, Nikolla Dodevski ka thënë se për njërën  procedurë kundër liderit Boshkovski  ka aktgjykim të plotfuqishem gjyqësor, por theksoi se në rastin tjetër është e mundshme të tërhiqet akuza në qoftëse kërkon falje. (LajmeShqip.com)