Shkup – Guvernatori i sapoemëruar i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov, të hënën me deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, zyrtarisht e mori funksionin që do ta ushtrojë në shtatë vitet e ardhshme.
Bogov, i cili në funksionin e guvernatorit në BPRM-së vjen në vendin e guvernatorit të deritanishëm Petar Goshev, paralajmëroi s’e do të angazhohet për ruajtje të stabilitetit të çmimeve, inflacion të ulët dhe kurs stabil të denarit.
“Solemnisht u zotova s’e do të punojë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për bankë popullore, ndërsa kjo do të thotë se do të punoj në realizimin e stabilitetit financiar dhe të çmimeve, ndërsa pasi që këto dy qëllime të realizohen atëherë edhe mbështetja e politikave ekonomike”, ka thënë Bogov.
Ruajtja e stabilitetit të çmimeve, theksoi Bogov, do të thotë inflacion i ulët të cilin subjektet ekonomike nuk do ta inkorporojnë në pritjet e tyre, në vlerë prej dy deri tre për qind. Strategjia mbetet si edhe deri më tani, do të thotë se stabilitetin e çmimeve e realizojmë në atë mënyrë që mirëmbajmë kurs stabil të denarit”, ka thënë guvernatori i BPRM-së.
Tuesday, 24 May 2011 10:02