Shkup – Në vendkalimin kufitar në Bllacë, në dalje nga Maqedonia në kolonën e veturave ka ardhur deri te një zënkë mes ambasadorit të Çekisë në Kosovë, i cili ka drejtuar me veturën “Mitsubishi” dhe një personi tjetër që ka drejtuar me “Alfa Romeo””, ka bërë të ditur MPB-ja.
Në bazë të deklaratës së ambasadorit, personi në fjalë fizikisht e ka sulmuar duke i rënë me grushte në gjoks dhe duke i goditur me këmbë veturën.
Pas ngjarjes ambasadori e ka paraqitur rastin në vendkalimin kufitar, ndërsa personi me veturën “Alfa Romeo” ka ikur me shpejtësi në drejtim të Shkupit. Policia thotë se është në kërkim të sulmuesit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 27 July 2011 15:47