Shkup – Sulmet gjithnjë më të shpeshta të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ndaj Lube Boshkovskit dhe Lupço Gorgievskit, flasin për faktin se ekziston kërcënim real që VMRO-PP dhe BM-ë të fitojnë pjesë të madhe të elektoratit të partisë qeverisëse në zgjedhjet paraprake, thonë analistët.
Sipas tyre, zgjedhjet janë vendimtare si për mbijetesën e VMRO-DPMNE-së ashtu edhe për pozitën e Gruevskit, i cili nëse nuk arrit të formon qeveri, do ta humb edhe partinë. Thirrja e Gruevskit që të mos votohet për partitë më të vogla, sipas njohësve, është thirrje dëshpëruese dhe befasi nga përkrahja të cilën elektorati i djathtë maqedonas ua jep Boshkovskit dhe Georgievskit.
“Pse Gruevski u bë thirrje popullit të mos votojnë për partitë më të vogla ndërsa gjatë asaj aludon në VMRO-PP dhe BM-ë? Partitë e vogla janë të grumbulluara rreth Gruevskit dhe Cërvenkovskit.
Këto nuk janë parti të vogla duke marrë parasysh që shkojnë vetë në zgjedhje, ndërsa Gruevski është i vetëdijshëm për atë”, thotë profesori Jove Kekenovski.
Sipas tij, në paraqitjet e fundit të Gruevskit në të cilat ai sulmon kundërshtarët djathtistë, flasin për atë se në VMRO-DPMNE është duke ndodhur diçka shumë serioze.
Wednesday, 25 May 2011 20:01