Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 19:30

Bruksel – Marrëveshja e Ohrit është dokument shumë i rëndësishëm për karakterin multietnik të Maqedonisë. Këtë vit shënohet 10 vjetori nga nënshkrimi i saj. Në këtë periudhë të ndjeshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me rëndësi është që partitë politike së bashku të punojnë në prëkrahje të idesë për shtet multietnik.

Këtë sot në Bruksel e deklaroi Natasha Batler, zëdhënëse e eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, në kontekst të fushatave që i udhëheqin një pjesë e partive të shqiptarëve në Maqedoni, ku shpesh përmendet zgjerimi i Marrëveshjes së Ohrit.