Shkup – Nga data një e muajit të ardhshëm, bankat dhe kursimoret do t’i realizojnë shërbimet për klientët e vet, persona fizik dhe juridik, pas plotësimit të aplikimit adekuat për identifikim dhe dorëzim të dokumentacionit valid për identifikim. Deri në zbatimin e identifikimit adekuat, puna me llogaritë nuk do të mund të zhvillohet pa pengesa, kumtoi Shoqata e bankierisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Sipas Shoqatës, bankat dhe kursimoret i kërkojnë të dhënat personale dhe të dhënat për transaksion të klientit me qëllim që t’i respektojnë kërkesat e rregullativës valide ligjore, ndërkaq nuk kanë mundësi dhe të drejtë diskreditive të veprojnë ndryshe.
Rregullativa ligjore gjatë vendosjes së marrëdhënies afariste apo kryerjes së transaksionit parasheh identifikim, konfirmim dhe azhurnim të identitetit të klientit. Ai proces, sqaron Shoqata, përfshin identifikimin dhe konfirmimin e identitetit të klientit, përmes letërnjoftimit apo pasaportës valide për persona fizik dhe gjendje rrjedhëse jo më e vjetër se gjashtë muaj për persona juridik dhe plotësim të aplikacionit për identifikim/azhurnim të klientit, e cila në formë identike përdoret në secilën bankë/kursimore.
Të dhënat që merren në atë mënyrë duhet të azhurnohen në bazë të rregullt, së paku në çdo dy vjet. Rregullativa ligjore valide në Maqedoni parasheh obligim që të gjitha bankat dhe kursimoret ta azhurnojnë bazën e klientëve të tyre ekzistues me të dhëna valide për identifikimin e tyre personal më së voni deri në maj të vitit 2012.
Meqenëse konfirmimi dhe azhurnimi për klientët e vet në këtë mënyrë e ngadalëson punën e rregullt të sporteleve në banka dhe kursimore dhe është punë e vëllimshme,e cila merr kohë, ndërkaq me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore Shoqata e bankierisë përkujton se ka parashtruar afat të vetin për zbatimin e aksionit për azhurnim të të dhënave prej një majit.
Sipas Shoqatës, azhurnimi i këtyre të dhënave është edhe në interes të klientëve sepse bankat dhe kursimoret do të mund të sjellin vendim të përmbajtur të bazuar në disa informata valide dhe në raport me të gjitha kërkesat e klientëve, do të munden me kohë dhe në të dhëna të sakta të adresave t’i dërgojnë raportet mujore, kumtesat dhe materialet plotësuese me të cilat lehtësohet bashkëpunimi, ndërmjet klientëve dhe bankës/kursimores së tyre.
Friday, 29 April 2011 11:51