Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 07:35

Shkup – Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) mund të shpresojë në më shumë vota edhe atë 2. 5 për qind më shumë se VMRO-DPMNE-ja, ndërsa më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk presin që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë fer dhe të rregullta, duke konsideruar me këtë se do ketë tentime për manipulime nga ana e qeverisë. Mendim të tillë kanë 51, 2 për qind e anketuesve të zhvilluar nga ana e Institutit për Demokraci Sociale “Progres” mes të premtes dhe të dielës në ekzemplarë të standardizuar dhe stratifikuar prej 1. 122 anketuesve. Në pyetjen për zgjedhje fer, madje 29, 3 për qind janë përgjigjur se zgjedhjet do të jenë fer dhe të rregullta, derisa 10,1 për qind mendojnë se opozita do të bëjë manipulime, ndërsa 9,4 për qind nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Bile, 67,6 për qind konsiderojnë se atë që kryeministri Nikolla Gruevski ka refuzuar TV – duel me Branko Cërvenkovskin është shprehje e frikës dhe ikje nga përgjegjësia, derisa 24, 3 për qind konsiderojnë se Gruevski është në të drejtë dhe nuk ka çfarë të bisedojë më Cërvenkovskin, derisa 8.1 për qind nuk kanë dhënë përgjigje. Të pyetur se për kë do të votoni nëse zgjedhjet mbahen nesër, 22,3 për qind janë përcaktuar për LSDM-në, 19, 8 për qind për VNRO-në. 8,1 e të anketuarve do të kishin votuar për BDI-në, 5,6 për PDSH-në, për RDK-në e Rufi Osmanit 2,9 për qind, derisa për Demokracinë e Re 2,8 për qind. Lidhur me prognozat se kush do të firojë në zgjedhje, 25, 7 për qind kanë vendosur për LSDM-në, ndërsa 21,4 për qind për koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Ndryshe, 40,6 për qind nuk kanë mundur të caktojnë se kush do të jetë fitues, ndërsa 12,3 për qind kanë vendosur për ndonjë parti tjetër.