Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 15:25

Shkup – Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku, do të thirret në MPJ, në mënyrë që të kontrollohet besueshmëria e deklaratës së tij për “Gazeta shqiptare”, se “librat e historisë në Maqedoni janë nostalgjikë për epokën e liderit jugosllav Josip Broz Tito dhe i përulin shqiptarët”.

Kjo, siç thonë në MPJ, është e nevojshme posaçërisht duke pasur parasysh faktin që citatet e paraqitura janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut të hapur dhe miqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në të gjitha nivelet.

Qëndrimi i MPJ-së është se paraqitjet e çfarëdo lloj natyre, me të cilat synohet drejt prishjes së marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, nuk shkojnë në dobi të avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivave të përbashkëta evropiane.