Shkup – Një person i panjohur ka alarmuar shkollën e mesme “Arseni Jovkov” në Shkup, për vënien e një bombe.
Policia theksoi se një zë mashkulli rreth orës 14.30 është lajmëruar në numrin 195 në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe ka alarmuar se në shkollën e mesme shtetërore “Arseni Jovkov” është vendosur bombë.
Autoritetet policore dhe njësitet antiterrorizëm menjëherë pas alarmit kanë mbërritur në shkollë, duke nxjerrë të gjithë nxënësit dhe personelin dhe duke kryer kontrolle të detajuar.
MPB akoma nuk ka bërë të ditur se a bëhet fjalë për bombë të vendosur apo për paralajmërim të rrejshëm. Në shkollat e vendit në disa raste ka pasur alarme të tilla për vendosjen e bombave, mirëpo shumica e tyre kanë përfunduar si mashtrime nga ana e qytetarëve. (INA/LajmeShqip.com)
Tuesday, 19 February 2013 18:22