Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 20:59

Shkup – Sipas librit të afateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, rezultatet nga analizat e mendimit publik mund të publikohen më së voni pesë ditë para zgjedhjeve, përkatësisht deri sonte në mesnatë.

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, programet e tyre do të mund t’i prezantojnë para elektoratit deri të premten (3 qershor) në orën 24: 00, kur përfundon fushata 20-ditore- zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore.

Vendet e votimit më 5 qershor do të hapen në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 19:00.