Shkup – Pesë kilogram drogë heroinë është zbuluar dje në tualetet e stacionit hekurudhor në Shkup, e cila ishte paketuar për t’u transportuar në Austri.
Tualetet e stacionit ishin caktuar si lokacion ku duhet të kryhej pranim-dorëzimi i heroinës.
MPB bëri të ditur se disa persona janë përfshirë në këtë rrjet të transportimit të drogës, të cilët po punonin kryesisht për tregun evropian.
Grupi ishte hetuar nga ana e njësiteve speciale policore, ndërsa ai është ndaluar gjatë tentimit për të ngarkuar heroinën në trenin e linjës Shkup-Vjenë.
Droga ishte paketuar në një valixhe.
MPB bëri të ditur se të dhëna më të hollësishme mbi aksionin do të jap sot (e shtunë).
Saturday, 21 May 2011 11:44