Shkup – Organizatat joqeveritare “Realiteti” përmes një deklarate me shkrim ka akuzuar të shtunën organizatën joqeveritare “Zgjohu” se është vënë në shërbim të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI).
“Realiteti” këtë akuzë e mbështet në faktin se përfaqësues të “Zgjohu” janë punësuar në institucionet e shtetit nga BDI-ja e Ali Ahmetit, konkretisht njeriu i dytë i saj Brkim Hoxha, është punësuar në Doganën e Maqedonisë.
“Ju informojmë se njeriu i dytë i Organizatës ‘Zgjohu’, Bekim Hoxha , është punësuar në Doganat e Republikës së Maqedonisë nga ana e BDI-së. Me këtë akt shihet qartë se cili është misioni i tyre si organizate joqeveritare.
Ata dëshmojnë se janë poltron dhe megafoni i BDI-së dhe jo Organizate Jo Qeveritare e cila kontribuon në sektorin civil shqiptar.
Saturday, 16 April 2011 14:37