Ndeshja e madhe në mes të Shqipërisë dhe Armenisë që përfundoi me rezultat 3-0, dridhi zemrat e popullit shqiptar.
Shqipëria tani do të jetë gati të niset drejt europianit 2016 në Francë.
Fitorja e madhe e kombëtares shqiptare emocionoi edhe estradën shqiptare.
Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Klajdi Haruni, Nora Istrefi, 2po2, Blero, Blerim Destani, Dafina Zeqiri, Kida e shumë artistë të tjerë, vërshuan rrjetet sociale për të shprehur emocionet dhe gëzimin e madh të kësaj fitoreje.
Estrada uroi djemtë e kombëtarës me fjalët më të mira të mundshme, duke i quajtur ata krenari shqiptare.
Monday, 12 October 2015 08:36 




