Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 13:23

Harriet Wheeler me rastin e 25-vjetorit të ditëlindjes së saj mori një dhuratë të shtrenjtë nga një mik i saj. Por meqë xhaketa prej 2 mijë paundësh nuk i rrinte mirë, ajo u paraqit në dyqan për ta ndërruar me një masë që i përshtatej asaj.

Si është paraqitur në një nga filialet e dyqaneve Mulberry në Londër dhe i ka thënë sportelistes se dëshironte të shkëmbente xhaketën e saj, ajo e ka gjetur veten të rrethuar nga dy policë, të cilët e prangosën dhe i komunikuan akuzën e ngritur kundër saj.

25-vjeçarja britanike përfundoi në qeli për më shumë se 4 orë, nën akuzën e “vjedhjes dhe tentativës së mashtrimit me një produkt të vjedhur”.

Pavarësisht këmbënguljes së saj për pafajësi përpara hetuesve, asgjë nuk ka mjaftuar përveçse dëshmisë së mikut që i kishte dhuruar xhaketën. Në telefon ai u tregoi të vërtetën dhe policia tërhoqi menjëherë akuzën e ngritur kundër saj.

Një mënyrë mjaft e ‘interesante’ për të të uruar “U bëfsh 100 vjeç”! (LajmeShqip.com)