Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 18:01

Shkodër – Policia e Shkodrës arrestoi sot një person në flagrancë, teksa tentonte të vriste një perosn pas një konflikti të çastit në një prej lokalve të qytetit.

“Alban S. Hebovija, 35 vjeç lindur e banues në lagjen “Partizani” u arrestua sot në flagrancë nga forcat e policisë së Shkodrës, sepse pas një konflikti të çastit, tentoi të vrasë me armë zjarri pistolete 32-vjeçarin A. H”, bëri të ditur për ATSH-në zëdhënësja e shtypit të policisë, Fatbardha Çelepia.

Sipas saj, i dëmtuari u dërgua menjehere në Spitalin Rajonal, ku pasi mori mjekimin, u largua në banesën e tij, jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e policisë në vendngjarje gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të krimit tip pistoletë dhe një krëhër pistolete me 6 copë fishekë md.54

Çelepia shtoi se filloi proçedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin N. H., i vëllai i të dëmtuarit, pasi menjëherë pas ngjarjes, në bashkëpunim me persona të tjerë, dëmtoi disa paisje në lokalin “Amnesia”, si televizore, karrige etj, ku demi kap vleren 200. 000 lekë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar Alban Hebovija i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentative” dhe “Armbajtjes pa leje” si dhe për shtetasin N. H., i cili ndiqet në gjëndje të lirë për veprën penale “Dëmtim prone”.