Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 21:57

Shkodër – Në kuadrin e 26 Tetorit, “Ditës së të rënëve të Policisë në krye të detyrës”, strukturat pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, Drejtoria Rajonale të Kufirit dhe Migracionit si dhe Njësia Rajonale të Policisë Rrugore Shkodër, organizuan një sërë aktivitetesh duke përkujtuar ish-kolegët e tyre, aktin e tyre sublim duke dhënë jeten në krye të detyrës. Me këtë rast, titullarët e Drejtorisë së Qarkut,  zhvilluan vizita në disa nga familjet e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës, ndërkohë që në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, është hapur edhe një ekspozitë me fotografi nga veprimtaria e policisë si dhe është bërë ekspozimi i librave policore.

Ndërsa në kuadër të Javës së vizitorëve të Policisë, jane planifikuar aktivite, duke hapur dyert dhe duke mirëpritur vizita nga nxenës të shkollave të ndryshme të qytetit apo qytetarëve, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër.

Sipas drejtuesve të këtyre institucioneve, gjatë këtyre vizitave, komuniteti njihet më nga afër me ambientet dhe me punën e policisë. Konkretisht, gjatë kësaj jave, organizohen takime me drejtuesit e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, bisedë me specialistë të antidrogës, të dhunës në familje, rendit, si dhe të kufirit e qarkullimit rrugor. Duke iu referuar këtyre takimeve, drejtuesit e policisë qarkut Shkodër janë të mendimit se ato rikonfirmojnë dhe një herë faktin se marëdheniet e krijuara “polici – komunitet”, janë çelësi i suksesit për punën dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga Policia e Shtetit, pasi filozofia e policimit në komunitet ka për qëllim, që dy palët të shohin njëri-tjetrin si partnerë, ku bashkëpunimi dhe ndihma, në shërbim të rendit dhe qetësisë publike, të jetë reciproke.