Shkodër – Edicioni i dhjetë i çmimit mbarëkombëtar “Pjetër Gaci”, konkursi i të cilit u zhvillua për dy ditë me radhë në mjediset e Fshatit të Paqes në qytetin e Shkodrës, ka nxjerrë fitues baritonin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe të Baletit, Armando Lika. Pjesa operistike e interpretuar prej tij u duatrokit gjatë nga të pranishmit, ndërkohë që edhe juria, me kryetar Bujar Sykja, i dha pikët maksimale.
Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, në bashkëpunim me shkollën artistike “Prenke Jakova” dhe bashkinë e Shkodrësr.
Bardhyl Hysa, udhëheqes artistik i këtij konkursi, se pjesëmarrja në këtë edicion ka qënë nga të gjitha strukturat artistike të qyteteve të Shqipërisë, si dhe nga trevat shqiptare jashtë vendit.
Hysa bëri të ditur gjatë dy ditëve interpretuan rreth 70 pjesëmarrës, që konkuruan në harqe, kitarë, piano, kanto dhe fizarmonike.
“Vertet kemi gjetur emrin e Pjetër Gacit, si një simbol i muzikës shqiptare, qoftë si instrumentist dhe si krijues, dhe si përfaqësues i kësaj gjinie shumë të rëndësishme, dhe kjo e përligj më së miri edhe interesin e këtij çmimi mbarëkombëtar, i cili qoftë për nga cilësia dhe pjesëmarrja, po shënon vetem rritje”, tha Hysa.
Duke folur për të ardhmen, udhëheqësi artistik Bardhyl Hysa thotë se nga ana e organizatorëve po punohet që, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës, dhe struktura të tjera artistike jashtë vendit, Çmimi Mbarëkombëtar “Pjetër Gaci” të kalojë në përmasat e konkursit rajonal ballkanik, pasi, sipas tij, një gjë e tillë ka zgjuar interesin edhe të homologëve të vendeve të rajonit.
|
|
Monday, 18 April 2011 21:23