Nëse nuk e dini, qyteti i Sodomit përmendet në tekstet fetare si qyteti ku banoi Luti. Ky qytet përmendet në Dhiatën e Vjetër dhe thuhet se ishte shkatërruar nga Zoti.
Pas shumë dekadave hulumtime, hulumtuesit besojnë se më në fund i kanë gjetur gërmadhat e qytetit biblik të Sodomit.
Ekspertët që hetuan regjionin e Tall el-Hammam në Jordani besojnë se kanë gjetur qytetin gjigand të Epokës së Bronztë, apo qytetin biblik që thuhet se është shkatërruar nga vetë Zoti, transmeton lajmi.net.
Në bibël, Sodomi thuhet se është shkatërruar nga Zoti pasi engjëjt e tij nuk arritën të gjejnë njeriun e duhur në muret e këtij qyteti. Përveç se përmendet në Bibël, për këtë ngjarje tregon edhe libri i shenjtë i myslimanëve Kurani.
Sipas atyre që kemi mësuar nga këto libra, Luti jetoi në të njëjtën kohë me Ibrahimin. Ai u dërgua si profet në një prej popujve fqinj me popullin e Ibrahimit. Këta njerëz, siç na tregon Kurani, praktikonin një veprim të ulët të panjohur deri atëherë të quajtur sodomizëm, apo siç quhet sot homoseksualizëm. Kur Luti i këshilloi të hiqnin dorë nga ky zakon i ulët dhe i paralajmëroi për një dënim të mundshëm, ata e kundërshtuan dhe vazhduan rrugën e shthurjes. Në fund, këta njerëz u shkatërruan nga një dënim i tmerrshëm nga Zoti.
Wednesday, 14 October 2015 09:24