Macet fluoreshente janë krijuar nga shkencëtarët me shpresë që të mundin virusin AIDS.
Kësaj maceje laramane(në foto) i është injektuar në ADN një gen i kandilit të detit fluoreshent dhe që prej asaj here ka sjellë në jetë vetëm kotele shndritëse.
Kur këto kotele projektohen nën dritën blu, gëzofi i tyre, kthetrat dhe mustaqet e tyre emetojnë shkëlqim të frikshëm.
Hulumtuesit amerikanë fillimisht e shfrytëzuan këtë gen shndritës për të gjetur një proteinë në majmunët macaque, proteinë e cila ndalon zhvillimin e sidës. Më pas kjo proteinë ju injektua edhe ADN-së së maceve.
Mbas eksperimenteve këto mace u bënë rezistente ndaj FIV-it (version i hershëm i virusit HIV). Eric Poeschia që po dirigjon këto studime në New York, shpreson që kjo gjë do të ndihmojë macet dhe bashkëjetuesit e tyre, njerëzit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 16 November 2011 13:20