Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 09:34

Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës ka ndarë çmimin “Mërgimtari i Vitit”, çmim ky i cili i është ndarë violinistit kosovar, Shkëlzen Dolit që është vlerësuar të ketë dhënë kontribut të veçantë

Në kuadër të Ditëve të Diasporës që janë duke u shënuar së fundi nga Ministria e Diasporës në Kosovës, gjatë ditës së sotme janë ndarë edhe çmimet për më të dalluarit e diasporës, duke përfshirë fusha të ndryshme.

Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës ka ndarë çmimin “Mërgimtari i Vitit”, çmim ky i cili i është ndarë violinistit kosovar, Shkëlzen Dolit që është vlerësuar të ketë dhënë kontribut të veçantë.

Ndërkohë, po nga kjo ministri janë ndarë edhe çmimet: sportisti i vitit Shkelzen Gashi, për kontribut në kulturë, Elina Duni, për biznes Nazar Mehmetin, për kontribut në arsim e shkencë, Bejtullah Destanin dhe çmimin post mortum, Vellezerit Bytyqi. /KultPlus.com