Lajme Shqip Friday, 03 May 2013 09:26

Një tekst i papublikuar që ishte shkruar nga Bob Dylan dhe flet për protesta anti-bërthamore, do të shitet në Londër muajin tjetër.

Kompania e ankandeve “Christie”, ka lëshuar një deklaratë për media ku thuhet se kënga titullohet “Go away you bomb” dhe ishte shkruar nga Dylan derisa ishte duke punuar për albumin e tij të dytë “The Freewheelin’ Bob Dylan”, transmeton Reuters.

“Ky nuk është vetëm një shembull i bukur i teksteve që ka shkruar vetë Dylan, por përfaqëson shpirtin e tij protestues kundër aktiviteteve nuklerare”, thuhet nw deklaratwn e “Christie”.